4.8 C
Skopje
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Fetai krah Kurtit në Bruksel / Jam krenar për lidhjen time me Vetëvendosjen

Zv.Kryeministri, Arben Fetai mbrëmë ka qenë i pranishëm në Bruksel bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku kanë takuar mërgatën e cila përkrah Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan POPULLI.mk
“Mbrëmë, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, kisha kënaqësinë të jem pjesë e tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Bruksel. Ishte ndenjë e veçantë të isha sërish në mesin e mërgatës sonë të mrekullueshme në Belgjikë dhe të takoja shumë miq më të cilët, bashkë e kemi strukturuar qendrën e Vetëvendosjes në këtë vend ku kam kaluar shumicën e jetës sime.
Sot, si Zëvendëskryeministër në Maqedoninë e Veriut, shpesh etiketohem nga opozita pro-ruse si “spiuni i Albin Kurtit,” por unë jam krenar për lidhjen time me VV dhe për punën që qeveria e Vetëvendosjes po bën në forcimin e demokracisë, luftën kundër korrupsionit dhe shtrirjen e sovranitetin në veri. Këto janë suksese që e bëjnë Kosovën model në rajon dhe më gjerë.
Theksova se në Maqedoninë e Veriut, po ndërtojmë ndryshimin e madh pas 22 viteve korrupsion dhe dështime. Me investime të mëdha në komunat shqiptare dhe në projekte shqiptare, mbrojtje të gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar, dhe bashkëpunim të ngushtë me Kosovën, po tregojmë se shqiptarët tanimë kanë zot shtëpie.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, mërgata do të ketë mundësinë të votojë fizikisht nëpër ambasada. U bëra thirrje bashkatdhetarëve të mobilizohen për të mbështetur Vetëvendosjen dhe Kryeministrin Kurti për një mandat të ri. Ky është një moment vendimtar për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe gjithë kombin tonë. Jemi një dhe si një duhet të veprojmë!” / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit