21.8 C
Skopje
E mërkurë, 19 Gusht, 2026

Fetai paraqiti në polici kërc:ënimin që iu bë ditë më parë!

Zv.Kryeministri Arben Fetai sot ka qëndruar në Stacionin Policor Qendër (1) ku ka raportuar kërcënimin që iu bë ditë më parë në e-mailin zyrtar, informon POPULLI.mk
“Sot, në ora 11:00, në Stacionin Policor Qendër (1), kam raportuar se kam marrë një kërcënim me vdekje në emailin tim zyrtar, i cili përmbante mesazhin “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI”, pas një deklarate mbi mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.
Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes nuk do t’i lejojmë të kalojnë. U bëj thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi. Kërcënuesit dhe ekstremistët qyqarë duhet të përballen me pasojat e ligjit: dënim me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet.” / © POPULLI.mk