Zv.Kryeministri Arben Fetai ka komentuar arrestimin e spiunit Fatmir Sheholli duke thënë se ai e lavdëronte Ali Ahmetin dhe sulmonte Lëvizjen Vetëvendosje, informon POPULLI.mk
“Fatmir Sheholli, një udbash i njohur për lëvdata ndaj Ali Ahmetit, qenka arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshime se ka kryer veprimtari spiunazhi nën urdhrat e Serbisë.
Kjo ngre pyetjen: pse individë të tillë i shërbejnë BDI-së dhe sulmojnë Vetëvendosjen dhe VLEN-in?
Përndryshe, përgëzoj Agjencinë Kosovare të Inteligjencës për operacionin profesional dhe të guximshëm. Shteti mbrohet vetëm përmes veprimeve të tilla të vendosura.” / © POPULLI.mk