7.8 C
Skopje
E enjte, 13 Shkurt, 2025

Fetai për Rexhail Qerimin: Një luftëtar i tri luftërave, një hero që s’harrohet

Zëvendës kryeministri, Arben Fetai përmes një postimi në profilin e tij gjatë ditës së sotme ka kujtuar tre vjetorin e ndarjes nga jeta të Rexhail Qerimit të cilin Fetai e përshkruan si një ushtar i tri luftërave dhe hero i popullit tonë. I dënuar padrejtësisht me burgim të përjetshëm në një proces të montuar politik.Rexhail Qerimi nuk ishte thjesht një luftëtar – ai ishte ndërgjegjja e një populli që besonte në lirinë, drejtësinë dhe barazinë. Ai dha gjithçka për atdheun, duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së së Kosovës, duke luftuar në Luginën e Preshevës dhe duke shërbyer si zëvendës-komandant i UÇK-së në Maqedoni, shkruan Top24

Sot, 3 vjet pa Rexhail Qerimin.
Më 27 janar 2022, kombi shqiptar humbi një nga bijtë e tij më të denjë, Rexhail Qerimin, ushtar i tri luftërave dhe hero i popullit tonë. I dënuar padrejtësisht me burgim të përjetshëm në një proces të montuar politik, ai ndërroi jetë në burgun e Idrizovës.
Rexhail Qerimi nuk ishte thjesht një luftëtar – ai ishte ndërgjegjja e një populli që besonte në lirinë, drejtësinë dhe barazinë. Ai dha gjithçka për atdheun, duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së së Kosovës, duke luftuar në Luginën e Preshevës dhe duke shërbyer si zëvendës-komandant i UÇK-së në Maqedoni. Por, në vend që të nderohej për sakrificën e tij, ai u tradhtua nga pushtetarë shqipfolës, të cilët e dorëzuan për llogaritë e tyre politike dhe për të ruajtur përfitimet personale.
Sot, në këtë përvjetor të tretë të ndarjes së tij nga jeta, kujtojmë me nderim jetën dhe veprën e Rexhail Qerimit. Lavdi dhe nderim përjetë!

Të ngjajshme

Të fundit