Sot me datë 4 shtator, 2023 në Qendrën Rinore YCCC – Çair, u mbajt panel diskutimi me temë: “RINIA, Produkt i së tashmes, pasqyra e së ardhmes” në kuadër të rubrikës “Flasim hapur”, ku të ftuar ishin Edlira Destani (psikologe), Furkan Saliu (gazetar) dhe Visar Ganiu (profesor universitar)
Ganiu ka shkruar në Facebook:
E kemi rininë më të mirë në botë, me shumë ide dhe shumë alternativa se si duhet të trasojnë rrugën e tyre sa më të sigurt dhe larg ndikimeve dhe fenomeneve negative.
Sonte në Qendrën rinore YCCC në Komunën e Çairit në kuadër të Rubrikës “Flasim Hapun”që realizohet tanimë tre vite, ishim panelistë së bashku me psikologen Edlira Destanin dhe gazetarin Furkan Saliu dhe në prezencën e mbi 100 të rinjve.
Ndryshe, Çairi është një komunë me kryesisht të rinj, por gjithashtu fokusohemi tek të rinjtë dhe nevojat e tyre. Ne japim kontributin maksimal për rininë, por ky kontribut me mjaft respekt na kthehet nga rinia e cila përmes aktiviteteve dhe arritjeve të tyre të shumta nga fusha e kulturës, sportit, modës, inovacioneve përpiqet të na nxjerr në dritën më të mirë të mundshme.
