19.4 C
Skopje
E martë, 21 Korrik, 2026

Florian Qehaja: Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit në aksidentin pranë Bllacës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllimet te familjarët e viktimave nga aksidenti tragjik në afërsi të vendkalimit Bllacë.

“ U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht mbrëmë në aksidentin e ndodhur në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Që nga marrja e informacionit për rastin, Ambasada e Republikës së Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, si dhe me familjarët e të ndjerëve, për të ofruar ndihmën e nevojshme gjatë gjithë trajtimit të rastit.

Pas përfundimit të procedurave përkatëse nga autoritetet kompetente, trupat e pajetë pritet të transportohen në Republikën e Kosovës.

Në këto çaste të rënda shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet dhe të dashurit e të ndjerëve. U prehshin në paqe!”, shkruan Qehaja.