“Ashtu siç pritej, zyrtarisht BDI hoqi dorë edhe nga kryeministri i parë shqiptar, nga premtimi kryesor që e kishte në zgjedhjet e fundit parlamentare. Këtë e pranon vetë Artan Grubi i cili deklaroi se si BDI janë të gatshëm për të hequr dorë nga gjithçka vetëm për, gjoja, hyrjen e vendit tonë në BE.
A u besoni? Kuptohet që jo, sepse askush më nuk u beson. Por pasi këtë herë e pranojnë hapur se kanë hequr dorë nga gjithçka atëherë duhet tua bëjmë të qartë se nga çka DUHET dhe nga çka NUK duhet të heqin dorë”, theksoi Ramazan Dini nga Forumi Rinor -Lëvizja BESA.
Ai shtoi se të rinjtë e Lëvizjes BESA, këtu para selisë së BDI-së i bëjmë thirrje Ali Ahmetit dhe Artan Grubit:
-Hiqni dorë nga “Soravia” por mos hiqni dorë nga gjuha shqipe, gjuha më e vjetër në Evropë që vetëm nga BDI-ja njihet si gjuha e 20%-it.
-Mos hiqni dorë nga kryeministri i parë shqiptar se për këtë premtim u votuan shqiptarët, por hiqni dorë nga tenderët dhe punësimi i familjarëve.
– Mos hiqni dorë nga të drejtat e ish-ushtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të tyre, por hiqni dorë nga veturat luksoze që i regjistroni si dhuratë nga miqtë, si dhe nga keqpërdorimi i veturave zyrtare.
Burimi Flaka.com.mk
