Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dje ka qenë në një intervistë në RTK ku ka folur për disa tema dhe vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, respektivisht në Çair e Tetovë, informon POPULLI.mk
Ali Ahmeti foli edhe për flamurin kombëtar shqiptar ku mes tjerash tha: “Rast unikat në të gjithë botën është që flamuri i një shteti t’i përdoret edhe në një shtet tjetër. Zyrtar. Do të thotë flamuri shqiptar këtu është i pa prekshëm dhe dhe i garantuar me ligj. Nëse kryetari i komunës nuk e ka në tavolinë të punës dhe përpara komunës, flamurin shqiptar dënimi është 5 mijë euro.”
Por, duket se dikush nuk e respekton ligjin e poashtu atë çfarë ka thënë kryetari Ahmeti. Maksim Dimitrieski, kryetari i Kumanovës nuk do t’ia dijë për flamurin shqiptar. Në hyrje të komunës është vetëm flamuri i Maqedonisë së Veriut dhe ai komunal. Askund nuk shihet flamuri shqiptar. As në hyrje të komunës e as në zyrën e kryetarit. Pra, sipas gjitha gjasave kryetarin e Kumanovës e pret dënim me 5 mijë euro e gjithashtu edhe vendosja e flamurit në hyrje dhe në zyrë.
© POPULLI.mk


