7.8 C
Skopje
E premte, 6 Shkurt, 2026

(FOTO) Ali Ahmeti mori pjesë në shpalosjen e shtatores së veprimtarit të kombit Kadri Zeka

Ali Ahmeti ka qenë i pranishëm në ceremoninë e shpalosjes së shtatores së Kadri Zekës në komunën e Gjilanit në 42 vjetorin e rënies së tij heroike, informon POPULLI.mk

“Ishte kënaqësi që me ftesë të kryetarit të komunës z. Alban Hyseni të vizitoja komunën e Gjilanit dhe të merrja pjese në ceremoninë e shpalosjes së shtatores së veprimtarit të kombit, Kadri Zeka në 42 vjetorin e rënies së tij heroike bashkë me vëllezërit Gërvalla.

Përgëzova kreun e komunës dhe qytetarët e Gjilanit për këtë akt fisnik të nderimit të një prej figurave më markante të kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës dhe ju urova punë të mbarë në jetësimin e programit të tyre për jetë më cilësore.

Lavdi e përjetshme Kadri Zekës dhe të gjithë veprimtarëve të kombit që dhanë jetën në shërbim të përjetësisë së idealeve kombëtare!”, ka shkruar Ahmeti në ‘Facebook’.

 

© POPULLI.mk

 

Të ngjajshme

Të fundit