Shkup, 29 shtator – Sot në ambientet e Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive u mbajt Konferenca Shkencore me temë: “Agjencia deri më tani ka përkthyer dhe lekturuar 100,000 faqe” e organizuar nga Agjencioni për Zbatimin e Gjuhëve – RMV, informon POPULLI.mk
Fjalime përshëndetëse në hapjen e kësaj konference kishte nga drejtori Ardian Musliu, këshilltari shtetëror i përkthimit – Nebi Bilalli, prorektori i UT-së – Selajdin Saliu, dekani i UEJL-së – Demush Bajrami dhe ish drejtori i AZGJ-së – Ylber Sela, ku të gjithë folën për ecurinë e Agjencionit si dhe duke uruar që në të ardhmen kjo punë të shtohet edhe me më tepër përkthime e lekturime dhe mbarësi në këtë drejtim.
Më pas në pjesën e dytë u bë prezantimi i punimeve të konferencës me temë: “Agjencia dhe sfidat e saj të përkthimit dhe lekturimit”. Folësit në pjesën e dytë ishin:
Ahmet Selmani, Këshilltar shtetëror i redaktimit gjuhësor
Demush Bajrami, dekan në UEJL
Nebi Bilalli, Këshilltar shtetëror i përkthimit në AZGJ
Berton Sulejmani, dekan në UT
© POPULLI.mk

