14.8 C
Skopje
E mërkurë, 29 Prill, 2026

(FOTO) Bekim Jashari: Ditë historike në RMV, shqiptarët po fuqizohen

Bekim Jashari, djali i dëshmorit të kombit Hamëz Jashari ka uruar Talat Xhaferin për përzgjedhjen si kryeministër i parë shqiptar në Qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut, informon POPULLI.mk

“Lajm historik nga Maqedonia e Veriut, atje ku sot me zgjedhjen e qeverisë së re kalimtare në krye me z. Talat Xhaferin po fillon një realitet i ri i fuqizimit të shqiptarëve të atjeshëm autokton.
Në emrin tim personal e uroj kryeministrin e ri duke qenë i bindur që lidershipi shqiptar në Maqedoninë e Veriut do ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë këtë mundësi për bashkimin e shqiptarëve drejt realizimit të qëllimeve të tyre, forcimin e lidhjeve me Kosovën dhe aleatët nga perëndimi.
Qeveria e udhëhequr nga z. Xhaferi duhet të jetë shembull i qeverisjes së mirë që shqiptarët mund të udhëheqin ndershëm dhe duke respektuar të drejtat e secilit qytetar pa dallim kombësie.
Gëzuar!”

https://www.facebook.com/photo?fbid=928237708668672&set=a.350099979815784
© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit