Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë një gafë në rrjetin social facebook ku ka postuar fotografi nga tubimi i “Grupit të Zjarrit” në Çair duke aluduar se ishin fotografi nga tubimi i sontëm i BDI-së.

Më pastaj i ka fshirë fotografitë pasi ato u shpërndanë në rrjete sociale si një gafë e tij duke thënë se Kreshnikut i pëlqeu më shumë tubimi i “Grupit të Zjarrit” dhe se për këtë shkak është hutuar.
