Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar në rrjetet sociale disa foto të marra nga projekt-ideja e Akademisë së Manchester, që do to të ndërtohet në Durrës.
Rama e zbuloi bashkëpunimin me klubin e njohur anglez gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale të 14 majit, madje në atë kohë, kur u firmos marrëveshja, ishin të pranishme ministrja e Arsimit, Kushi dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako.

