Është për të ardhur keq se si nuk po ruhet prurja e re në kryeqytetin e RMV-së, Shkupin. Bëhet fjalë për trotinetët elektrik të kompanisë shqiptaro-turke “Bin Bin”.
Disa trotinetë janë dëmtuar me vetëdije nga persona të papërgjegjshëm dhe qëllimkëqinj. Duke pasur parasysh se kjo kompani ka të punësuar më së paku 30 persona dhe nëse qytetarët nuk janë vetëdijshëm se sa dëm po i bëjnë kësaj kompanie do të detyrohet kompania të largohet nga Shkupi dhe kështu 30 familje do të mbesin pa bukën e gojës.
Përgjegjësit e kompanisë “Bin Bin” apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që t’i ruajnë trotinetët elektrik dhe t’i përdorin vetëm me kujdes.
Ne jemi popull i cili di të vlerësojë diçka të mirë. Kështu apelojmë tek të gjithë që mos t’i demolojnë dhe ti hudhin për shkak që investimi është i madh dhe mund të mbetemi edhe pa to në të ardhmen e afërt.

