Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në kudër të vizitave të gjykatave dhe prokurorive në shtet, dje në Prokurorinë e Lartë Publike të Shkupit realizoi takim me shefin e kësaj Prokurorie, prokurorin Mustafa Hajrullai.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se në takim u bisedua për çështjet që lidhen me punën e kësaj prokurorie, volumin e punës, mungesat, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet kjo Prokurori.
Siç bëri të ditur sot Ministria e Drejtësisë, në takimin që u mbajt dje, është biseduar edhe për hapat e ardhshëm që lidhen me luftën kundër krimit, korrupsionit por edhe për ngritjen e efikasitetit dhe në punën e prokurorëve publikë.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=285090931181171&set=pcb.285090961181168