Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli si duket ka gabuar linkun në një postim ku provoi të mburrej me punën e ministrit Liburn Aliu, duke shpërndarë lajmin për përvjetorin e vdekjes së Nënës Terezë.
Mirëpo menjëherë pasi e ka parë këtë gabim, ministrja Rizvanolli e ka përmirësuar atë duke ripostuar një publikim të ministrit të Infrastrukturës ku njofton se qytetarët nuk kanë më nevojë të pajisen me leje për ndërtim për vendosjen e paneleve solare, shkruan Gazeta Infokus.

