Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri bashkë me zv/kryeministrin e parë, Artan Grubi kanë dhënë një lajm të mirë duke thënë se po bëhet realitet edhe një premtim, informon POPULLI.mk
Lexo më tepër:
“Sot me Artanin po bëjmë realitet edhe një premtim, po fillojmë ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës.
Në fokusin e Qeverisë mbetet investimi në infrastrukturë moderne shkollore në çdo cep të vendit si parakusht për mbarëvajtjen e një procesi cilësor edukativo – arsimor.
Uroj proces të mbarë pune dhe përfundim sa më të shpejtë të këtij projekti infrastrukturor që është i një rëndësie të jashtëzakonshme për banorët e Sellcës.”, ka shkruar Shaqiri.
© POPULLI.mk