Këshilli i Qytetit të Shkupit pasditen e sotme ka votuar për subvencione në vlerë prej 11 milionë euro për NQP Shkup. 25 këshilltarë kanë votuar “pro” në seancën e dytë të jashtëzakonshme të mbajtur sot. Shoferët e autobusëve do ti kthehen sot pasdite, pas orës 17:30.
Këshilli i Qytetit të Shkupit paraprakisht nuk ka miratuar subvencionet për NQP, mjete që duhet të përdoren për pagimin e pagave të prapambetura të punonjësve të
transportit publik.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit, 22 këshilltarë votuan “pro” për subvencionet, ndërsa13 këshilltarë nga VMRO-DPMNE abstenuan. Në këtë mënyrë subvencionet nuk
kaluan.
Punonjësit e NQP-së nga sot kanë nisur një grevë për shkak të pagave të papaguara të muajit dhjetor. Sot, transporti publik ishte i disponueshëm vetëm midis orës 4:50 dhe
9:00 për të çuar studentët në shkollë. Në disa ndalesa anembanë Shkupit, ka një numër në rritje të njerëzve që presin në stacione, duke shpresuar për një autobus./KlanMacedonia