19.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

(FOTO) Siljanovska pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të Shqipërisë, Denion Mejdani

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Shqipërisë, Denion Mejdani. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv dhe të vazhdueshëm të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike dhe vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin e ndërsjellë për intensifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, transmeton Portalb.mk.

 

Të ngjajshme

Të fundit