Arben Taravari sot ka prezantuar prurjen e re në Aleancën për Shqiptarët. Bëhet fjalë për prof.dr. Sejfula Osmani nga Gostivari i cili më herët ka qenë aktiv edhe në BDI, informon POPULLI.mk
“Mirësevjen në familjen e madhe, në Aleancën Për Shqiptarët, prof.dr. Sejfula Osmani.
Nga sot kemi kënaqësin t’ju kemi pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët.
Kënaqësi të mirëpres sot në Aleancën për Shqiptarët, Profesorin e nderuar Sejfulla Osmani.
Profesori Sejfulla është ligjërues në universitete dhe ekspert në fushën e Drejtësis, hartues i shumë ligjeve dhe njohës i mirë i rrethanave politike. Nga sot, ai kontributin e tij do të vazhdojë ta japë në të mirën e përgjithshme dhe të ardhmen më të mirë për të gjithe ne.”, ka shkruar Taravari.
