Prokuroria e Tiranës ka kerkuar 27 vite burg për 3 shtetasit francezë të cilët akuzohen për qindra mijëra euro të faslsifikuara në vendin tonë. Prokurori Bledar vatnikaj ka lërkuar dënimin me nga 9 vite burg për shtetasit Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh dhe Zinedin dhe Jose Ngakam. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ata perfitojne 1/3 e uljes së dënimit, dhe nëse shpallen fajtor nga gjykata do dënohen me mga 6 vite burg.
Shtetasit e huaj kanë mohuar akuzat per futjen në Shqipëri të mijera eurove te falsifikuara dhe letrave “Lastra”, dhe kanë kërkuar pafajësi. Sipas prokurorisë këta shtetas ne bashkëpunim me njeti-tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e republikës së Shqipërisë rreth 1.2 milion Euro, kartmonedha te cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam.