Prodhuesi i famshëm zviceran i orave, Franck Muller nxjerr modelin me Skënderbeun! Ja sa pritet të kushtojë ora luksoze
Një nga prodhuesit e orëve më të famshëm në botë, Franck Muller ka nxjerrë në shitje modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeun.
Ora ka ngjyrat kuq e zi, të flamurit kombëtar shqiptar, ndërsa në mes është gdhendur me ngjyrë ari busti i Skënderbeut.
“Vanguard Racing Skenderbeu” Edicion i Limituar quhet modeli me një fushë të kuqe të ndezur me të famshmin Gjergj Kastrioti në qendër të saj, i njohur më mirë si Skënderbeu, një zot shqiptar i shekullit XV, i konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane.”, shkruan kompania e orëve të famshme me bazë në Gjenevë të Zvicrës.
Ende nuk dihet sa është çmimi i kësaj ore, por duke marrë parasysh që modelet e thjeshta varjojnë nga 5 mijë deri në 7,500 euro, një model i limituar si ky i Skënderbeut mund t’i kalojë 10 mijë euro.
Megjithatë interesimi ka qenë i lartë, ku në rrjetet sociale lexohen edhe komente të personazheve publikë shqiptarë si ai i reperti Capital T.