16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

FSHF paralajmëron koncert madhështor në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë, sonte në “Air Albania”, kundër Ishujve Faroe, do të zhvillojë sfidën e fundit të kualifikueseve për “Euro 2024”, një përballje që pritet të nis në orën 20:45. Të gjithë lojtarët e grumbulluar kuqezi për dy ndeshjet ishin të pranishëm në stërvitjen e fundit dhe janë stërvitur normalisht nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik për më shumë se 1 orë.

Atmosfera është shumë e mirë dhe asnjë nga lojtarët nuk kanë probleme fizike, duke qenë të gatshëm për këtë sfidë që do të përmbyllë rrugëtimin historik të Kombëtares e që u kurorëzua me kualifikimin në finalet e Evropianit “Gjermani 2024”. Skuadra ka zhvilluar më shumë stërvitje me topin pa ngarkesa fizike, duke punuar më shumë me skemat e lojës dhe situata të ndryshme të ndeshjes. “Air Albania” do të jetë plot e për plot pasi të gjitha biletat janë shitur. Federata Shqiptare e Futbollit ka paralajmëruar koncert pas ndeshjes.

 

Të ngjajshme

Të fundit