Sot zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura për kryetarë komunash, të cilat do të mbahen më 11 janar 2026 në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë e Rostushë dhe Qendër Zhupë – pasi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale nuk u arrit niveli ligjor i pjesëmarrjes së votuesve, shkruan Gazeta Flaka.
Afatet e fushatës
Fillimi i fushatës: 22 dhjetor 2025
Mbarimi i fushatës: 9 janar 2026 në mesnatë
Heshtja zgjedhore: prej mesnatës së 9 janarit deri në mbylljen e votimit në 11 janar (rreth orës 19:00) – gjatë kësaj periudhe është e ndaluar çdo promovim politik apo thirrje për votë.
Pse u përsërit votimi?
Zgjedhjet e 19 tetorit 2025 në këto komunat nuk u konsideruan të vlefshme për shkak se nuk u arrit pragun e daljes ligjore prej minimum 33.33 % të votuesve në raundin e parë të votimit.
Për secilën prej tyre lista e votuesve është tani e mbyllur dhe e konfirmuar për 11 janar:
Gostivar: 82.870 votues të regjistruar
Mavrovë e Rostushë: 10.575 votues
Vrapçisht: 27.279 votues
Qendër Zhupë: 7.562 votues
Kandidatët në garë
Në këto katër komuna tashmë janë dorëzuar dhe pranuar kandidaturat për postet e kryetarëve të komunave. Nga informacionet e fundit të publikuara nga KSHZ dhe njoftimet e kandidatëve:
Gostivar
• Valbon Limani – konfirmuar zyrtarisht si kandidat për kryetar komune, i cili e ka shpallur kandidaturën dhe do të kërkojë rinovimin e besimit të votuesve.
• Nga VLEN, kandidat është Nevzat Bejta, i cili më herët ka qenë në krye të komunës për dy mandate.
Vrapçisht
• Në garë është kandidati i koalicionit AKI, Isen Shabani dhe një kandidat i pavarur (i mbështetur nga VLEN dhe ASH – Sela, Zulhajrat Demiri, duke krijuar një garë dypalëshe.
Mavrovë e Rostushë
• Dy kandidatë të konfirmuar nga partitë kryesore politike – një nga koalicioni udhëheqës dhe një nga LSDM ose koalicioni opozitar – garë që pritet të jetë e fortë.
Qendër Zhupë
• Krahas koalicioneve te drejtuara nga VMRO dhe LSDM, do të garon edhe një kandidat i Partisë Demokratike Turke.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka bërë thirrje që qytetarët të dalin sa më masivisht për të votuar më 11 janar, duke e cilësuar këtë proces si një mundësi për të zgjedhur drejtuesit lokalë në mënyrë demokratike dhe legjitime.
Burimi / Gazeta Flaka
