8.8 C
Skopje
E diel, 29 Mars, 2026

Ganiu dhe Penov nënshkruan marrëveshjen për fotovoltaikët në tre shkolla dhe një kopsht të Çairit!

Kryetari ikomunës së Çairit, Visar Ganiu, njofton se sot ka nënshkruar marrëveshje me ministrin për vetqeverisje lokale,Risto Penov, për bashkëfinancim të projektit CBCEco Kid, me çka do të vendosen fotovoltaikë në tre shkolla dhe një çerdhe në komunën e Çairit, informon Zhurnal.

Bëhet fjalë për shkollat fillore “Hasan Prishtina”, “Imri Elezi”, “Liria” dhe kopshti “Borëbardha”. Projekti është në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar të Kosovës – Maqedonia e Veriut IPA fondet e Bashkimit Evropian.

Projekti kap vlerën e 423,038 euro ndërsa komuna e Çairit është në partneritet me komunën e Ferizajit në Kosovë.

“Këto panele fotovoltaike në Komunën e Çairit do të prodhojnë 104,780 kilovat energji elektrike për një vit. Përmes këtij projekti në tri shkolla parashihet edhe zëvendësimi i poçeve të vjetra elektrike me 1465 poçe të reja efiçiente, të cilat së bashku me panelet padyshim që do të ndikojnë në shkurtimin e harxhimeve për energji elektrike dhe kjo është një gjë e mirë, sidomos në një kohë kur kriza energjetike nuk ka ndërmend të zbutet”, është shprehur Ganiu.

Të ngjajshme

Të fundit