Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka inspektuar punimet në kampusin ku po kryhen punimet për Universitetin Nënë Tereza.
“Shtëpia” e Universitetit Nënë Tereza po merr formën e vet të vërtetë. Sot bashkë me rektorin e UNT-së, Izet Zeqiri, profesorë dhe studentë ndoqëm nga afër punimet që kanë filluar lidhur ne ndërtimin e Kampusit universitar të UNT-së te Kazerma “Ilinden”. Siç sqaroi edhe rektori Zeqiri, kampusi universitar do të jetë me të gjitha kushtet më moderne për studim në të gjitha drejtimet që ofron Universiteti Nënë Tereza.