10.8 C
Skopje
E martë, 23 Prill, 2024

SHGM: Sulmi ndaj gazetarëve të llogaritet si sulm ndaj personave zyrtarë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se sulmet e fundit dhe kërcënimet mbi kameramanët janë edhe një alarm se janë të nevojshme ndryshime në Ligjin dhe sulmi mbi punonjësit mediatik të konsiderohet si sulm mbi një person zyrtar.

Kameramanët në kuadër të SHGM-së në konferencën e sotme para Kuvendit dërguan apel që sa më shpejtë të sillen ndryshimet ligjore, pasi siç potencuan punonjësit mediatik janë cak i shumë rreziqeve.

“Ne si kameramanë vazhdimisht jemi cak i sulmeve qoftë nga qytetarët qoftë nga të tjerë. U bëjmë apel institucioneve përfundimisht ta zgjidhin statusin e punonjësve mediatikë, që çdo sulm mbi kameramanët të trajtohet si mbi një person zyrtar”, reagojnë nga seksioni i kameramanëve në kuadër të SHGM-së.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski informoi se gjatë natës ka pasur edhe një sulm mbi një punonjës mediatik në oborrin e tij.

“Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për mesazh kërcënues, edhe pse megjithatë nuk ka dëm objektiv, pasi ngjyra mund të pastrohet, por gjurmët e dhunës që ndodhu dhe nga ajo që mund të ndodhë mund të vazhdojnë edhe më tej, kërkojmë zgjidhje të plotë të këtyre rasteve”, deklaroi Çadikovski.

I bëri apel MPB-së që sa më shpejtë dhe në mënyrë më efikase t’i zgjidhë rastet e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, pasi, siç tha, ato çojnë drejt veprave të mundshme penale, si rasti i djeshëm.

Lubisha Ignatov, kameraman për TV 24 në orët e pasdites është sulmuar në lagjen Përzhinë të Shkupit, ku së bashku me ekipin e tij të gazetarëve është munduar të bëjë një kronikë.

 

Të ngjajshme

Të fundit