24.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Shkupjanët “ngulfaten” nga ajri i ndotur

Menjëherë sa fillon sezoni i ngrohjes, problemi i ndotjes së ajrit në Shkup vazhdon të ngulfatë banorët e Shkupit. Ndotja e ajrit përveç se ndjehet, mund të shihet edhe me sy, ndërsa këtë e vërtetojnë edhe shërbimet online që analizojnë rezultatet e stacioneve që bëjnë matjen e ndotjes së ajrit.

Sipas ueb-faqes “IQAir”, në Shkup momentalisht ndotja e ajrit është 20 herë më shumë dhe për këtë arsye rekomandohet mbajtja e maskave në hapësira të hapura, përdorim të pajisjeve për pastrim të ajrit, mbyllje të dritarave dhe të mos ushtrohet në hapësira të hapura.

Sipas stacioneve që masin ndotjen e ajrit, më së shumti ndotja ka në qendër, rektorat, Gazi Babë dhe Lisiçe.

Edhe pse pushteti qendror por edhe pushtetet lokale vazhdimisht flasin se kanë planë dhe do ta zgjedhin ndotjen e ajrit, shkupjanët por e gjithë Maqedonia e Veriut, gjatë sezonit të dimrit ka problem me ndotjen e ajrit.

Të ngjajshme

Të fundit