22.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

Ganiu: Kur BDI dobësohet – fitojnë shqiptarët!

Kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk është për t’u shqetësuar se BDI ka shkuar në opozitë, pasi që sipas tij kur BDI dobësohet – fitojnë shqiptarët, informon POPULLI.mk
GANIU:
“Në Maqedoninë e Veriut nuk ka ndodhur asgjë shqetësuese përpos që pas 22 viteve ka ndodhur rotacioni politik dhe BDI ka shkuar në opozitë.
Kur BDI dobësohet – shqiptarët fitojnë: Familjet shqiptare shpëtojnë nga epidemia e kazinove; komunat shqiptare fitojnë miliona euro mbështetje për projektet e tyre; universitetet shqiptare fitojnë miliona euro për ndërtim; studentët shqiptarë fitojnë pajisjet më të reja teknologjike për të mësuar; pensionistët shqiptarë fitojnë rritje të pensioneve; mësimdhënësit shqiptarë fitojnë rritje të rrogave. Kur BDI ishte e dobët – vendi ynë u bë anëtar i NATO-s!
Vlera më e madhe e çdo shoqërie demokratike është pluralizmi politik. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pas 22 vitesh votuan për ndryshimin. BDI-së i takon të reformohet dhe të sjellë një gjeneratë të re politikanësh të cilët janë pa hipoteka nga e kaluara. Ndërsa orientimet strategjike të shtetit i përcakton Qeveria.” / © POPULLI.mk
- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit