Me rastin e promovimit të dokumentarit, “Rruga e Kobrës drejt yjeve” të Darko Pançevit ka qenë i pranishëm edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
“Së bashku me kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini kishim mundësinë sonte të jemi pjesë e promovimit të filmit dokumentar “Rruga e Kobrës drejt yjeve” që flet mbi karrierën e ikonës së futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe golashënuesi legjendar të Vardarit dhe Crvena Zvezdës, Darko Pançev. Në këtë vepër flitet edhe për rrugën e futbollit të një prej futbollistëve dhe qendërsulmuesve më të mirë në ish-Jugosllavi që pushtoi Evropën dhe më pas botën.
Qendërsulmuesi Darko Pançev ka shumë gola dhe rekorde pas vetes dhe njëkohësisht është edhe fitues i Këpucës së Artë dhe Topit të argjendtë si dhe futbollisti më i mirë i shekullit 20 në Maqedoninë e Veriut.”, ka shkruar Ganiu.
