38.8 C
Skopje
E diel, 21 Korrik, 2024

Garana Fight Night, ky është programi zyrtar

“Garana Fight Night” tani më po bëhet realitet ! Një punë e lodhshme dhe ekipore, e percjellur me shume takime dhe punë të vazhdueshme me një periudhë prej 7 muajve po përfundon me një projekt madhor duke sjell në Garana të Maqedonisë yjet e boksit shqiptar që do të ndeshen me boksier mjaft kualitativ kurse përballja e mbrëmjes do jetë boksieri ynë Mersim Zeqiri, i cili vetëm pas 1 vit karrierë në boksit profesionist po i jepet mundësia që të luftoj për 2 tituj internacional UBO – UBF, me çka me fitore të mundshme do ti hapen dyert që në të ardhmen të luftoj edhe në evente të mëdha botërore.

Normal ky projekt nuk do ishte i mundur pa mbështetjen e personave individ që jetojnë dhe veprojnë në Diasporë, shoqatave dhe kompanive shqiptare në vend dhe jashtë saj, duke e cekur Komunën e Kërçovës me kryetarin Fatmir Dehari si dhe sponsorin gjeneral “Restaurant GARA & Gara Immobilien” me pronarin Mefail Ibishi që i falënderojmë të gjithë publikisht.

Ndërkohe nuk dua të harroj pa falënderuar edhe stafin tim duke nisur nga Abdulla-Duli Zendeli i cili nga fillimi ka qen afër nesh, drejtorin e shkollës fillore Kujtim Kasami, sekretarin Ylber Latifi, Mustafa Ademi i cili është përgjegjës për media e shumë tjerë që na u ofruan për të bërë histori në Kërçovë.

Falënderoi gjithashtu edhe familjen Dervishi që ka pranuar të zbukuroj këtë event me muzikën e tyre.

Ndryshe, cekim se në këtë spektakël do të kemi 7 ndeshje Gladiatore ku në secilën luftë do të luftoj një boksier shqiptar dhe normal ata duhet mbështetur për të arritur deri tek fitorja, andaj ju ftojmë publikisht që të jeni në palestër dhe të jemi goditja shtesë për bokserat tanë. Nga kjo javë do të dalin edhe tiketat në shitje, numri është i kufizuar për shkak rregulloreve të federatave, andaj duhesh te reagosh shpejtë.

Ne fund do ta përmbyllja, Mersim Zeqiri po lufton për të shënuar histori në Garanë andaj eja dhe bëju pjesë e saj !!!

“Garana Fight Night” do të mbahet me 20 korrik dhe do të keni mundësinë të shijoni me të vërtet një spektakël të përmasave evropiane dhe botërore.

Me respekt
Promoter: Dyli Salihu

Të ngjajshme

Të fundit