9.8 C
Skopje
E martë, 22 Tetor, 2024

Spanja finalistja e parë në ‘EURO 2024’

Spanja ka mposhtur Francën me rezultat 2:1 në gjysmëfinale të ‘EURO 2024’, shkruan POPULLI.mk

Një ndeshje me plot dinamikë dhe aksione nga të dyja anët, por që në fund spanjollët dolën triumfues për të kaluar në finale.

Golat në këtë takim i shënuan, R. Kolo Muani në minutën e ‘9 që çoi Francën në epërsi ndaj spanjollëve.

Golin e barazimit për spanjollët e shënoi 16 vjeçari, Lamine Yamal në minutën e ’21, i cili edhe hyri në histori të EURO-s si golashënuesi më i ri në kategorinë e meshkujve.

Spanjollët në epërsi kaluan me anë të një autogoli të shënuar nga Jules Koundé. Kështu edhe mbaroi takimi për ’95 minuta lojë. Tani spanjollët në finale presin fituesin e ndeshjes Angli – Holandë e cila luhet nesër në mbrëmje. / © POPULLI.mk

 

Të ngjajshme

Të fundit