6.8 C
Skopje
E hënë, 28 Tetor, 2024

Mitsotakis: Shqetësohem kur Qeveria e quan vendin e saj Republika e Maqedonisë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga Uashingtoni theksoi se problemi me Ballkanin është se shumë shpesh fantazma e nacionalizmit shfaqet kur askush nuk e pret, dhe si shembull dha Maqedoninë e Veriut. Në një debat publik me ish-ambasadorin e SHBA-së në Greqi, Daniel Spechart, Mitsotakis tha se Marrëveshja e Prespës është një marrëveshje ndërkombëtare që lidh vendin fqinj.

“Maqedonia e Veriut është sot anëtare e NATO-s sepse Greqia hoqi veton pas Marrëveshjes së Prespës që u nënshkrua dhe ratifikua nga qeveria e kaluar. E kemi bërë të qartë se kjo është një marrëveshje ndërkombëtare që e detyron vendin. Ne e respektuam këtë dhe unë e respektoj. Një nga aspektet themelore, nëse jo më themelore, të marrëveshjes lidhej me faktin se emri Maqedonia e Veriut duhet të përdoret kudo, brenda dhe jashtë.

Për Greqinë, kjo është diçka shumë e qartë dhe e panegociueshme.

Kur dëgjoj se qeveria e re brenda vendit e quan vendin e saj Republika e Maqedonisë, kam shqetësime serioze. Dhe kjo është një temë që kam ndërmend të trajtoj. Nuk është konstruktive dhe nuk ndihmon rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut”, nënvizoi kryeministri grek.

Të ngjajshme

Të fundit