13.8 C
Skopje
E mërkurë, 23 Prill, 2025

Gashi: Roli i librit kyç në formësimin e një shoqërie më aktive dhe më të zhvilluar

Me rastin e Ditës Botërore të Librit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi vizitoi Bibliotekën Kombëtare Universitare në Shkup. Gjatë vizitës kryetari Gashi ka realizuar bisedë të hapur mbi rolin e librit me studentë, profesorë, autorë dhe punonjës të të bibliotekës.

“Në Ditën Botërore të Librit, pata kënaqësinë të vizitoj Bibliotekën Kombëtare Universitare, një tempull ku kam kaluar vitet më të rëndësishme të jetës, duke kërkuar përgjigje dhe duke u ushqyer me dituri.Në një ambient të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin të zhvilloj një bisedë të hapur me studentë, profesorë, autorë dhe punonjës të përkushtuar të bibliotekës- njerëz që ndajnë një pasion të përbashkët për librin dhe bibliotekën. U informova për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen studentët dhe personeli, si dhe ndava me ta përvojat e mia personale. Diskutuam për fuqinë e librit dhe rolin e bibliotekës në formësimin e një shoqërie më aktive dhe më të zhvilluar. Kjo vizitë ishte një terapi shpirtërore dhe frymëzuese, që përveç se më riktheu në vite, më rikujtoi se libri nuk ka vlerë vetëm për atë që pëmban, por edhe për urat që ndërton mes njerëzve, ideve dhe botëkuptimeve”, ka shkruar Gashi në rrjetet sociale.

Të ngjajshme

Të fundit