26.8 C
Skopje
E premte, 29 Maj, 2026

Gr*natë e vjetër shpërthyese gjendet në Shkup – ndërhyn Mbrojtja dhe Shpëtimi

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Shkup është gjendur një granatë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Më 22.04.2025 rreth orës 13 në SPB Shkup është denoncuar se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në f.Bardovc, rrethi i Shkupit, u gjet një mjet i vjetër shpërthyes”.

“Nëpunësit policorë të SPB Shkup dolën në vendngjarje, ndërsa u njoftua edhe Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe u konstatua se bëhet fjalë për granatë e cila me shumë gjasë ka prejardhjen nga Lufta e Dytë Botërore. Granata do të ngrihet në mënyrë të sigurt nga DMSh”, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme

Të fundit