16.8 C
Skopje
E diel, 16 Gusht, 2026

Gashi: SHBA mishëron lirinë dhe demokracinë, gëzuar 4 Korrikun

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, uroj përzemërsisht popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë, një ditë që mishëron idealet universale të lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vetëm parneritet strategjik, por edhe një miqësi e sinqertë, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta. SHBA-të janë shtyllë e qëndrueshme e politikës sonë të jashtme dhe një garanci për të ardhmen tonë euroatlantike.
Prandaj, në këtë ditë simbolike, e ripërsëris përkushtimin tim për të qenë një urë e fortë bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona, dhe për të avancuar më tej këtë lidhje.
Gëzuar 4 Korrikun!
Afrim Gashi
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut