16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Gashi takoi ambasadorin e Kosovës në vend, Florian Qehaja

Sot, bashkë me deputeten dhe nënkryetaren Safije Sadiki – Shaini, kishim kënaqësi ta takojmë Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Shkëlqesinë e Tij, z. Florian Qehaja.
Me këtë rast, me z. Qehaja biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë për mundësinë e ndryshimeve kushtetuese. Në këtë kontekst e informova Ambasadorin Qehaja për propozimin e Alternativës që në hapjen e kushtetutës të futet edhe një nen që do ta sanksionojë që lëndët e korrupsionit të mos mund të vjetrohen.
Ambasadori e përshëndeti iniciativën dhe na uroi sukses në këtë nismë, që – pos tjerash – është ndër vlerat kryesore të demokracisë së promovuar nga vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian dhe SHBA-ja.

Të ngjajshme

Të fundit