Ditëve të fundit ka pasur shumë zëra se Aleanca për Shqiptarët po futet në Qeveri por që asnjëherë nuk e konfirmuan nga vetë partia, duke thënë se kanë kushtet e tyre për t’u bërë pjesë e kësaj Qeverie.
Disa informacione nga brenda partisë janë shpërndarë në terren duke thënë se ASH-ja tanimë ka dhënë dritën e gjelbër për t’u futur në Qeveri vetëm për faktin e ndryshimeve kushtetuese si pjesë e historisë së re të shtetit.
Megjithatë zëra ka se ASH-ja do ta merr edhe Ministrinë e Shëndetësisë si dhe një ministri tjetër e disa drejtori. Se sa janë të sigurta informacionet mbetet të shihet brenda këtyre ditëve.