8.8 C
Skopje
E enjte, 13 Shkurt, 2025

Gashi takoi përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësuesin special të Norvegjisë për
Ballkanin Perëndimor, Erik Matiasen. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja jorezidente e
Norvegjisë, Kristin Melsom.

Të dy bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe miqësinë,
duke theksuar se ato janë forcuar edhe më tej përmes anëtarësimit në NATO.

Kryetari Gashi theksoi se emërimi i të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor e tregon
interesin që qeveria norvegjeze i kushton rajonit. Ai shprehu mirënjohjen e tij edhe për mbështetjen
e fuqishme që Norvegjia, e cila edhe pse nuk është anëtare e BE-së, për shkak të lidhshmërisë së
saj të ngushtë me BE-në, u jep aspiratave evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të ngjajshme

Të fundit