3.8 C
Skopje
E hënë, 19 Janar, 2026

Gazetari Saliu: Ahmeti dhe Grupi i Zjarrit po e ndajnë rrugën

-#Ahmeti dhe #GrupiiZjarrit po i ndajnë rrugën.
-#BDI më e dobët se kurrë në teren.
-#Opozita e kontrollon zonën e 6 zgjedhore pothuajse tërësisht.
-Opozita 20 vjet fol se BDI duhet të largohet.
Në vend se të shfrytëzohet momenti dhe të mposhtet BDI, opozita i bashkëngjitet partisë së Ahmetit në ekzekutiv.
Arysetimi “ndryshimet kushtetuese” nuk mban sepse nuk ka parti shqiptare (por edhe maqedonase) që është e gatshme të përballet me presionin e faktorëve ndërkombëtarë dhe të rrezikojë që ta qoj poshtë një proces 30 vjeçar.
Shkurt e shqip, shqiptari i Maqedonisë nuk ka opsione. Ai në zgjedhje duhet të zgjedh mes BDI-së dhe BDI-së tjetër e maskuar në ngjyra tjera.
Kështu që i gjithë ky debat shumë shpejtë harrohet, militantët partiak dalin në terren dhe e ndjejnë vetën të rëndësishëm deri sa të përfundojnë zgjedhjet, kënaqen me rrogë 300 euro e ne do të vazhdojmë edhe në 4 vitet e ardhshme të ankohemi se ka shumë krim e nuk ka ujë, rrugë e buk.

Të ngjajshme

Të fundit