25.4 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

Gazetari Saliu: BDI bëri fushatë për kryeministër – jo kryeministër teknik shqiptar!

Sa i përket “Kryeministrit shqiptar”… Ai mund të jetë Kryeministër i parë me përkatësi etnike shqiptare, por assesi Kryeministër i shqiptarëve.
1. Fushata e BDI-së u bë me Naser Ziberin për KRYEMINISTËR SHQIPTAR e jo Kryeministër TEKNIK shqiptar.
2. Nominimi i Talat Xhaferit si kandidat për Kryeministër TEKNIK dhe lëshimi i postit të Kryetarit të Kuvendit është debakell politik. Dy humbje të mëdha politike me kapital të konsiderueshëm. E para: Përkulja para Zoran Zaevit. E dyta: Përkulja para Kovaçevskit.
3. Kryeministri mund të jetë më përkatësi etnike shqiptare por nuk është Kryeministër i shqiptarëve. Pse nuk është? Sepse shqiptarët i ke në McDonald’s. Sipas disa statistikave mbi 700 000 qytetarë janë larguar në shteti në 9 vitet e fundit.
4. Nga aspekti i moralit politik Talat Xhaferi duhet ta refuzojë këtë nominim. Pse? Sepse në fushatë qytetarëve iu thanë se Kryeministri shqiptar do të jetë apartiak. Sepse askund nuk e përmenden atë teknik dhe Xhaferi do të jetë vegël e një gënjeshtre të madhe. Arsye tjetër e rëndësishme është se në Gostivar është bërë praktikë që Taravari të jetë ai që fiton e jo Xhaferi. A duam që Kryeministri i parë shqiptar (teknik) të mbahet mend si një person që humb në Gostivar e tij e udhëheq krejt shqiptarët.
5. Pak e rëndësishme është Kryeministri a është shqiptar a jo. Ashtu siç është pak e rëndësishme pse Ministri i financave është shqiptar. Pak e rëndësishme pse ke prokuror e gjykatës shqiptar.
Ju dham pushtet për ta kuptuar se pozita nuk vlen asgjë nëse aty nuk vendosen persona adekuat.