Arben Taravari fillimisht mohoi kategorikisht zërat se ka pasur ndonjë takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan POPULLI.mk
Më pas, ai pranoi se ekzistojnë “kanale komunikimi” dhe për së treti ndryshoi sërish deklaratën, duke thënë se nuk është takuar fizikisht, por ka zhvilluar një bisedë telefonike me të. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe vetë Ali Ahmeti, duke theksuar se ka pasur vetëm një telefonatë dhe “asgjë më shumë”.
Por sonte, Ziadin Sela hodhi dritë mbi të vërtetën, duke deklaruar publikisht se është informuar nga vetë Ahmeti për 2-3 takime të zhvilluara me Taravarin – duke e nxjerrë kështu këtë të fundit si mashtruesin më të madh në këtë histori.
Kjo sjellje e Taravarit ka tronditur jo vetëm koalicionin VLEN dhe bashkërrugëtarët e tij, por edhe qytetarët dhe aktivistët që i besuan fjalëve të tij. Ai gënjeu publikisht, gënjeu strukturat partiake dhe u përpoq të manipulojë opinionin me deklarata kontradiktore.
Në një kohë kur besimi është kapitali më i rëndësishëm politik, Arben Taravari e ka humbur atë përballë të gjithëve – duke e vendosur veten jo si figurë politike me peshë, por si simbol i hipokrizisë dhe mungesës së transparencës. / © POPULLI.mk