Nga sot, të gjithë vozitësit që kapen me patentë shoferë ilegalë të Serbisë do të gjobiten nga Policia e Kosovës.
Gjobat janë nga 500 deri në 1500 euro.
Më 23 gusht ka përfunduar afati për konvertim të patentë shoferëve të lëshuara nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë.
Numri i përgjithshëm i këtyre dokumenteve të konvertuara është 6 mijë e 509.
