Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha se po mundohet me ekipin e tij për zgjerimin e programit për muzikor për pritjen e Vitit të Ri që do të mbahet në sheshin “Maqedonia”.
Gjorgjevski, në “Click Plus” në “TV21”, mes tjerash tha se po përpiqet që të ketë edhe një këngëtar shqiptar.
“E kam pranuar edhe sugjerimin e kolegëve tuaj shqiptarë, të cilët më pyetën pse, megjithëse Llotaria Shtetërore e Videove po e mbështet të gjithë projektin dhe festën, nuk ka asnjë artist shqiptar.
Me ekipin kemi diskutuar për këtë çështje dhe me mbështetjen e Qytetit të Shkupit do të përpiqem të sigurojmë edhe një këngëtar apo këngëtare shqiptare që të performojë për Vitin e Ri”, tha Gjorgjievski.
