24.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

Gjykata e Apelit anulon vendimin për rastin “Besa Trans”, rigjykimi nis nga fillimi

Rasti “Besa Trans” ka rënë në Gjykatën e Apelit, ku gjykata e shkallës së dytë e ka anuluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e ka kthyer rastin për rigjykim .

Gjykatësi Ivica Stefanovski, i cili drejtoi rastin, shpalli një vendim në mars të këtij viti në Gjykatën Themelore të Shkupit, ku u shpallën fajtorë të akuzuarit Bekim Haxhiu dhe subjekti juridik “Besa Trans”. Ai i akuzoi ata për përdorimin e një dokumenti publik të falsifikuar, një kopje të licencës për transportin publik ndërkombëtar, e cila nuk ishte e lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për atë autobus. Procesi gjyqësor i shkallës së parë për këtë çështje nisi më 15 nëntor 2022 .

Të ngjajshme

Të fundit