Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik dhe kryetarin e Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, njoftuan sot mediat e Sarajevës.
Urdhër arresti është futur në sistemin e Interpolit, ndërsa për momentin pritet konfirmim nga Sekretariati i përgjithshëm i Europolit në Lion.
Zyra e Interpolit në Sarajevë e ka futur urdhërarrestin ndërkombëtar në sistem pasi Gjykata e BeH-së e lëshoi të njëjtën.
-Urdhri në fakt nuk është aktiv. Atë mund ta shohin vetëm njerëzit që punojnë në pikat e kontaktit të Interpolit. Shtetet nuk lejohen të veprojnë sipas këtij urdhri, derisa nga Lioni të miratohet zyrtarisht lëshimi i urdhërarrestit”, theksojnë mediat në Sarajevë.
Në urdhër arrestin theksohet se personat e përmendur janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës dhe Republikës Sërpska. Dodiku dhe Stevandiq kërkohen për veprën penale “Sulm ndaj rendit kushtetues nga neni. 156 të Kodit penal të Bosnje dhe Hercegovinës”.
