12.8 C
Skopje
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Gjykata Speciale: Dëshmitari Paul Williams përfundon dëshminë për ish-presidentin Thaçi

Paul Williams, dëshmitari i dytë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, të enjten ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale.

Williams, i cili ishte këshilltar i delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë, ka thënë të mos e ketë parë Hashim Thaçin si udhëheqës në këto bisedime.

Para tij, ka dëshmuar ish-këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili e përmbylli të mërkurën dëshminë e tij në rastin më të madh të Speciales. Ai theksoi se sa ka qëndruar në Kosovë, gjatë luftës, nuk ka parë asnjëherë ndonjë shtab, batalion apo njësi të UÇK-së.

Shqyrtimi gjyqësor pritet të vazhdojë të hënën me dëshmitarin e radhës të propozuar nga mbrojtja.

Të ngjajshme

Të fundit