36.8 C
Skopje
E hënë, 24 Gusht, 2026

Grabitje me armë në Vushtrri, policia tregon detajet

Një burrë ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar e nën kërcënimin e armës, e kanë sulmuar fizikisht atë dhe ia kanë marrë telefonin dhe kuletën.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar nën kërcënimin e armës e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin marr  telefonin celular dhe  kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe para të gatshme.

Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori.”