Etmond Guri, përfaqësues i shqiptarëve në Greqi përmes një lidhje “Skype” foli për Ora News për masakrën në Athinë ku ngelën të vdekur 6 persona. Guri thekson se viktimat janë turq dhe jo shqiptarë sic u raportua në mediat greke.
“Në njoftim nuk e dimë pse mediat folën për shqiptarët. Në rastin konkret autoritetet nuk thanë që ishin shqiptarë viktimat. Ishin mediat greke që raportuan fillimisht se viktimat ishin shqiptarë. Shpesh herë shqiptarët janë akuzuar për krime që nuk i kanë bërë. Nuk ka përgënjështrim të lajmit që shqiptarët janë viktima.
Viktimat janë shtetas turq dhe jo shqiptarë. Sipas mediave greke, sipas dokumeteve të gjetura viktimat janë shtetas turq që jetojnë në Francë. Viktimat u gjendën brenda dhe jashtë makinës, kanë pasur përplasje mes bandave”, tha ndër të tjera Guri.
