Natalija Gjorgieska, bashkëshortja e anëtarit të grupit “DNK” të ndjerë tragjikisht – Andrej Gjorgieskit, përmes Facebookut iu drejtua publikut:
“Në këtë moment, që është më i vështiri për ne, mediat dhe institucionet shtetërore, më sfidoni që për herë të parë t’i drejtohem publikut maqedonas. Dje, pas kërkimit të bashkëshortit tim Andreja Gjorgjieski në njërin nga spitalet, departamenti i hetimeve penale më ka vizituar pa shpjegime në adresën e shtëpisë, duke kërkuar burrin tim, në prani të fëmijës tonë.
I njëjti shërbim më ka kërkuar me telefon në disa raste me qëndrimin MË ÇNJERËZOR që të jap informacion për vendndodhjen e bashkëshortit tim për të dhënë një deklaratë për ngjarjen, për çka edhe unë ua drejtova të njëjtën pyetje. Nga mediat që raportojnë informacione të rreme, mësuan se bashkëshorti po trajtohet në shtëpi, ndërsa ndodhet i vdekur në spitalin e Koçanit.
Kërkoj nga të gjitha mediat publike që të mos përhapin dezinformata në rrjetet sociale. Gjithashtu kërkoj nga autoritetet publike që të bëjnë një hetim të detajuar për të gjithë ngjarjen tragjike. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, kërkoj publikisht institucionet dhe mediat të respektojnë mbi të gjitha privatësinë tonë.
Njoftimet e rreme se bashkëshorti im po merr mjekim në shtëpi dhe se mjetet piroteknike i ka sjellë banda, ju lutem MOS MBRONI DIKË QË DUHET TË JETË PAPA hekurave! “Si bashkëshorte dhe nënë e një fëmije të mitur, tregoni pak dhembshuri, po ashtu edhe familjarët dhe miqtë tuaj të afërt”, shkruan Gjorgieska në Facebook.